Një 70-vjeçar nga Mitrovica i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
E bija e tij tha se mjekët nuk janë kujdesur sa duhet për babain e saj.
“Baba sot ka ndërru jetë në ora 3 të mëngjesit. Ai fillimisht ka qenë veç i lodhët, e kemi çu në Mitrovicë. Aty ia kanë bë testin e COVID-19 i ka dalë pozitiv, prej aty ka fillu me pasë probleme me frymëmarrje. Rastin mas 3 ditëve e kanë dorëzu në Pulmologji, nuk ka mujt hiq pa oksigjent”, tha ajo.
Ajo po dyshon se ata madje nuk i kanë dhënë as oksigjen, por kur ka pasur dhimje e kanë vendour në gjumë.
“Erdhëm këtu, mjekja kryesore e Infektives na tha s’kam informacione. Dyshimet e mia janë që nuk ia kanë dhënë oksigjenin qysh duhet. Kur ka pasë dhimbje, e kan qit vetëm në gjumë”, tha ajo.
“Po bazohna që ju thojsha mjekëve iu ka hargju oksigjeni, mthojshin hajt motër se edhe ti vet mundesh me ja hek qato, nami nuk bahet”, u shpreh ajo.
Ajo thotë se mjekët nuk janë kujdesur për pacientët që janë të shtrirë aty, vetëm e kanë hapur derën dhe për gjendjen e pacientëve janë informuar nga familjarët e këtyre të fundit.
Sipas saj, babai i saj ishte maltretuar edhe kur ishte pranuar në këtë klinikë, pasi kishte pritur disa orë për t’u ngjitur në dhomën e tij, për shkak se ashensori kishte qenë i prishur./Gazeta Sinjali/