Shkencëtarët në një kompani bioteknike në Kaliforni kanë gjetur një antitrup që bllokon plotësisht koronavirusin në një zbulim që ata e quanin ‘kurë’, raportoi Fox News.
Sorrento Therapeutics, me qendër në San Diego, pretendon se antitrupi i tij STI-1499 ndaloi 100 përqind hyrjen e koronavirusit në qelizat e shëndetosha njerëzore në një ekpseriment.
Kjo është një nga disa antitrupat që planifikohet të kombinohen për një “koktej” të ilaçeve. Sorrento po zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën e Mjekësisë Mt Sinai në New York.
Në një njoftim për shtyp, Sorrento tha se mund të prodhojë deri në 200,000 doza të antitrupave në muaj – një afat kohor prodhimi që ka të ngjarë ta bëjë ilaçin në dispozicion muaj më shpejt se sa pritet të zbulohet një vaksinë kundër COVID-19, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.
Kompania ka paraqitur kërkesën për miratim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA), por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër./Gazeta Sinjali/