Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi nga Rakinica, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ku e kujtoi Durmishin si një njeri të përkushtuar ndaj vendit dhe vlerave të UÇK-së.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Ismet Durmishi nga Rakinica, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtar i palodhshëm në promovimin e vlerave të saj”, ka shkruar Lushtaku.
“Ismeti ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës. Kontributi i tij si luftëtar lirie e pastaj në ruajtjen e vlerave të UÇK-së do të mbetet i paharruar. Ngushëllime të sinqerta familjes Durmishi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve!”, ka shkruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!