image “Ka me ju vra, edhe vëllezërit ka me t’i mbytë”, burri sulmon me pjata dhe kërcënon me vrasje gruan në Veternik

Siguri

“Ka me ju vra, edhe vëllezërit ka me t’i mbytë”, burri sulmon me pjata dhe kërcënon me vrasje gruan në Veternik

news image

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur. Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta, ku kryesisht viktima janë gratë, të cilat pësojnë nga bashkëshortët e tyre, që shumë herë nuk i denoncojnë në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, në Veternik të Prishtinës, në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike që ia ka shkaktuar, duke e sulmuar me pjata, deri në atë pikë kur përleshja ka eskaluar edhe në kërcënime me vrasje.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, por kjo gjë e ka revoltuar të dyshuarin, i cili në momentin që gruaja e tij ka marrë vendim që ta njoftojë Policinë, ai e ka kërcënuar me fjalët se “ka me të vra, edhe vëllezërit ka me t’i mbytë”.

Por ky kërcënim nuk e ka ndalur viktimën, e cila ka arritur që të njoftojë Policinë. Si rezultat i denoncimit, një njësi policore është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, i cili më pas është intervistuar në Polici.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/