Sot pranë shtëpisë së “Big Brother VIP” është zhvilluar një protestë në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejli. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale nga personazhe të ndryshëm publik ku në përgjithësi kanë kritikuar protestuesit që duhet të ngrihen për të tjera kauza më të rëndësishme.
Por ndër të tjera, një koment për këtë e ka dhënë edhe Princ Leka. Në një postim të faqes “Brryli Broadway” rreth protestës Princi ka vënë duart në kokë nëpërmjet një emoji dhe ka shkruar:
“Nuk ka mundësi!!”.
Të shumta kanë qenë regimet mbi komntin e tij të cilët Princ Leka i ka sqaruar se nuk e ndjek BB, por, partnerja e tij Elia Zaharia e informon nëse ndodh ndonjë gjë.
Kujtojmë se vëllai i Elias, aktor Amos Zaharia, pra rrjedhimisht kunati i Princ Lekës është banor në shtëpinë e BBVA.