image Juventusi më udhëtim aspak të lehtë kërkon të mbajë distancën në tabelë

Futboll

Juventusi më udhëtim aspak të lehtë kërkon të mbajë distancën në tabelë

news image

Sonte me fillim nga ora 21:45, Juventusi do të udhëtojë për t’u takuar me skuadrën e Sassuolos në një stadium aspak të lehtë.

Skuadra e drejtuar nga Sarri, në rast se kthehet në Torino me tri pikë të plota, mund ta “blindojë” vendin e parë në tabelë me nëntë pikë larg Atalantas e cila tashmë renditet e dyta.

Sassuolo nuk di për humbje tash e gjashtë ndeshje, ku ka katër fitore radhazi në kampionat, duke i bërë me dije “Zonjës së Vjetër” se për t’i marrë pikët e plota duhet të djersiten shumë.

Ndeshja luhet pa praninë e publikut për shkak të koronavirusit./Gazeta Sinjali/