image Juventusi konfirmon lëndimin e Di Marias, kaq gjatë pritet të jetë jashtë fushës

Futboll

Juventusi konfirmon lëndimin e Di Marias, kaq gjatë pritet të jetë jashtë fushës

news image

Angel Di Maria do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 10 ditë për shkak të një dëmtimi, ka konfirmuar klubi i Juventus.

“El Fideo” u lëndua pas vetëm një ore në ndeshjen e tij debutuese në Serie A kundër Sassuolo të hënën mbrëma.

Ai luajti një rol kyç në fitoren 3-0 të Biankonerëve me një gol dhe një asistim. Megjithatë, Max Allegri do të detyrohet të bëjë pa yllin argjentinas për të paktën dhjetë ditët e ardhshme.

Juventus ka konfirmuar se ish-ylli i PSG dhe Manchester United ka pësuar një lezion të shkallës së ulët në aduktorin e kofshës së majtë.

Gjigantët e Serisë A saktësojnë se gjendja e Di Marias do të vlerësohet sërish pas 10 ditësh.

Ylli argjentinas i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në J Medical mëngjesin e sotëm (VIDEO).

Juventusi do të përballet me Sampdoria-n si mysafir në Marassi në ndeshjen e radhës në Serie A dhe do të presë Romën e José Mourinhos në Allianz Stadium të shtunën, më 27 gusht.

/GazetaSinjaliSport/