Këngëtari i njohur i muzikës pop, Justin Bieber, së fundmi i ka befasuar fansat me shumën marramendëse që ka shpenzuar për një aksesor.
Ditën e djeshme, ai ka blerë në vlerë prej 25 mijë dollarëve një aksesor për t’u vendosur në dhëmbë, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo është një nga bizhuteritë më të famshme për dhëmbët që përdoret pothuajse nga shumë personazhe të njohura.
Për Justin, kjo nuk është hera e parë që i bën vetës një dhuratë të tillë. Ai disa muaj më parë shpenzoi 50 mijë dollarë për një aksesor të ngjashëm të mbuluar në diamante./Gazeta Sinjali/