image Junik/ Dyshohet se fotografoi votën, shoqërohet një person në polici

Junik/ Dyshohet se fotografoi votën, shoqërohet një person në polici

news image

Një person është shoqëruar në Polici sot në Junik, pasi i njëjti dyshohet se ka fotografuar votën në njërën nga qendrat e votimit të kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka pranuar një informatë se në qendrën e votimit në Junik një votues ka keqpërdorur fletëvotimin, pra fotografuar. lidhur me rastin Policia e ka shoqëruar personin në fjalë në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi për Sinjalin.

Tutje ai ka shtuar se pas intervistimit është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale dhe se personi i shoqëruar është liruar.

/Gazeta Sinjali/