image "Jua q* shtetin, Policinë e Albin Kurtin" - Ky është personi i arrestuar që kërcënoi policët në veri

Siguri

“Jua q* shtetin, Policinë e Albin Kurtin” – Ky është personi i arrestuar që kërcënoi policët në veri

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Të tilla incidente kanë ndodhur qe disa herë edhe në pjesën veriore të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe të dielën në Zveçan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për këtë rast është Nebojsha Radovanoviq.

Incidenti dyshohet se ndodhi afër ish objektit të komunës paralele në Zevçan, ku i dyshuari fillimisht i ka ofenduar policët e më pas iu është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ndër të tjera ka thënë “Jua q* Policinë e nanës, shtetin e nanës une juve, jua q* Albin Kurtin”.

Policia e ka futur situatën nën kontroll dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

“Është  arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/