image Jozefina Topalli e përlotur flet para demokratëve: Jam këtu, nuk do qëndroj anash

Shqipëri

Jozefina Topalli e përlotur flet para demokratëve: Jam këtu, nuk do qëndroj anash

news image

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, është rikthyer në Partinë Demokratike (PD).

Topalli e filloi fjalimin e përlotur në foltoren e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ajo tha se çdo vuajtje ka mësimin e vet dhe se ka pasur gjithmonë bindje se nuk mund të ndryshosh situatën, kur refuzon të përballesh me të.

Topalli tutje shtoi se politika shkatërrohet me politikën pa principe, me qejfet pa ndërgjegje, me pasurit që nuk janë fryt i punës, me dijen kur vjen pa karakter dhe me marrëveshjet kur bëhen pa moral.

Çdo vuajtje dhe mësim që merr ka farën e vet. Kam pasur gjithmonë një bindje, nuk mund të ndryshosh situatat kur ti refuzon të përballësh me ta. Unë nuk kam ikur nga PD-ja, demokratët kanë ikur…Politika shkatërrohet me politikën pa principe, me qejfet pa ndërgjegje, me pasurit që nuk janë fryt i punës, me dijen kur vjen pa karakter, me marrëveshjet kur bëhen pa moral… Kur dola nga shtëpia për një moment mendoja sikur një Kuvend tjetër më parë të kisha dalë dhe të kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve. Ju sot më latë pa fjalë, ju jam shumë mirënjohëse“, ka thënë Topalli. 

/GazetaSinjali/