image Jovanoviqi kërcënon: Nëse nënshkruhet plani franko-gjerman bëhet tradhti e lartë ndaj Serbisë

Politikë

Jovanoviqi kërcënon: Nëse nënshkruhet plani franko-gjerman bëhet tradhti e lartë ndaj Serbisë

news image

Lideri i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, ka kërkuar sot në mbledhjen partiake që plani franko-gjerman të refuzohet me vendosmëri, urgjentisht dhe në tërësi”.

Sipas tij, ky plan e bën Serbinë “koloni evroatlantike”.

Ai ka akuzuar atë që e quan propagandë e që thotë se po frikëson njerëzit për t’i detyruar që ta pranojnë planin në fjalë.

Jovanoviq ka shtuar që propozimi evropian i trajton Serbinë dhe Kosovën si dy shtete sovrane, duke akuzuar të gjitha qeveritë prej vitit 2008 se kanë çuar në kolaps sa i përket çështjes së Kosovës, përcjell Kosovo-Online.

Ai më tej u shpreh se “ata që e nënshkruajnë apo e pranojnë planin do të kryejnë akt të tradhtisë së lartë” duke i kërcënuar edhe me ndjekje penale nëse partia e tij vjen në pushtet.

Kujtojmë se presidenti serb Vuçiq para disa ditësh ka treguar gatishmëri për ta pranuar planin franko-gjerman.

/GazetaSinjali/