image Jovanoviq: Shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, është e vetmja për të gjithë ne

Politikë

Jovanoviq: Shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, është e vetmja për të gjithë ne

news image

Politikani liberal serb, Cedomir Jovanoviq, së fundmi ka komentuar problemin mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon të mos zgjidhet.

Jovanovic ka thënë se kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri dhe kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të shkojë për të jetuar në Serbi.

Megjithatë ai në videon e tij të publikuar në platformën “X” thotë se serbët dhe shqiptarët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë sepse është vetëm një Kosovë “për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë”.

“Kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri. Kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të vijë në Serbi. Serbët dhe shqiptarët, shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, sepse ajo është e vetmja Kosovë, Kosovë për të gjithë ne dhe për të gjithë fëmijët tanë”, ka shkruar Jovanociq.

/GazetaSinjali/