image Joshua stërvitet me Mayweather para rimeçit me Usyk

Sporte Luftarake

Joshua stërvitet me Mayweather para rimeçit me Usyk

news image

Legjenda e boksit, Floyd Mayweather, ndodhet në Dubai për të ndihmuar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, që po kryen në këtë vend përgatitjet për revanshin ndaj ukrainasit, Oleksandr Usyk.

Sipas mediave britanike, Mayweather ka hyrë në stafin e Joshuas, duke e ndihmuar me këshillat e tij për sfidën që dy boksierët pritet të zhvillojnë në pranverën e këtij viti.

Mayweather ndodhet në Dubai edhe për çështje të tjera, për të stërvitur disa nga boksierët e tij dhe me këtë rast, ka vendosur të ndihmojë Joshuan. Në rrjetet sociale janë postuar foto e video nga stërvitja që Joshua po bën me Mayweather.

“Gjëja më e mirë është të ndihmojë brezin e ri. Respekt të madh për ty kampion”, ka qenë mesazhi që Joshua i ka dhënë Mayweather.

Ish-boksieri amerikan edhe më parë ka shprehur simpatinë e tij për Joshuan, duke u shprehur i gatshëm ta ndihmojë./Gazeta Sinjali Sporti/