image Joseph për targat: Nëse Kurti s’tërhiqet, Vuçiq e ka gati konfrontimin në veri me sulme ndaj policisë së Kosovës

Politikë

Joseph për targat: Nëse Kurti s’tërhiqet, Vuçiq e ka gati konfrontimin në veri me sulme ndaj policisë së Kosovës

news image

Ndalimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi sot në Serbi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të njohësve të çështjeve politike brenda e jashtë vendit.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph i ka kushtuar një shkrim në Twitter kësaj ngjarje duke thënë se Vuçiq e ka poshtëruar qëllimisht zv.kryeministrin Bislimi dhe ka krijuar një skenar “pa humbje” në çështjen e targave.

“Duke poshtëruar qëllimisht zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi – duke e joshur atë brenda një ore nga Beogradi (dhe paraqitja e tij në Konferencën e Sigurisë) përpara se ta kthejë atë – Vuçiq ka krijuar një skenar pa humbje në problemin e targave”, shkruan Joseph.

Ai më tutje është shprehur se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tërhiqet tani nga çështja e targave, ai po i nënshtrohet poshtërimit të Beogradit dhe jo apelit të SHBA-ve dhe vendeve të QUINT-it.

Në skenarin tjetër, sipas Joseph, ku Kurti nuk tërhiqet nga çështja e targave, Vuçiq ka gati krizën dhe konfrontimin në veri dhe kjo është ajo që rusët duan.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tërhiqet tani, ai po i nënshtrohet poshtërimit të Beogradit, jo apelit të SHBA-ve dhe vendeve të tjera të QUINT-it. Nëse Albin Kurti nuk tërhiqet, Aleksandër Vuçiq ka krizën dhe konfrontimin në veri që ai dhe rusët duan: sulme të hapura ndaj policisë së Kosovës, me trupat e NATO_KFOR të tërhequr në mes”, thotë Joseph.

Joseph nuk ndalet me kaq, kur shprehet se tani jo vetëm Kosova, por edhe SHBA-të kanë ngecur.

“Pra, tani Uashingtoni, jo vetëm Prishtina, kanë ngecur. Bëni presioni Albin Kurtit mbi targat dhe Uashingtoni shpërblen arrogancën e Vuçiq”, thotë Joseph.

Joseph thotë se thirrjet e Vuçiq për depërshkallëzimin e situatës janë “marifete” të tij dhe kështu thotë se SHBA-të duhet të injorojnë lojërat e tij.

Njohësi i Ballkanit sygjeron që Washingtonit, Bashkimi Evropian dhe partnerët duhet të koordinohen në kërkesë për Kurtin dhe Vuçiq që në përmbajtje ka sundimin e ligjit në veri.

“Thirrja e sapo lëshuar e Vuçiq për “de-përshkallëzimin” është një tjetër marifet që Washingtoni duhet ta injorojë. Ishte Beogradi ai që përshkallëzoi duke mohuar vizitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës – pasi Prishtina lejoi kryeministren e Serbisë, Bërnabiq të vizitojë veriun e Kosovës vetëm muajin e kaluar. Për të dalë nga kriza e menjëhershme, Washingtoni dhe partnerët kryesorë të BE-së duhet të bashkojnë kërkesën për Kurtin, me një kërkesë të mundhsme për Vuçiq, që trajton çështjen themelore: sundimin e ligjit në veri të Kosovës”, shkruan Joseph.

Ai në fund, jep një version të tij për dalje nga kjo situatë.

“Sugjerimi im: Kërkoni që Vuçiq të shpall publikisht një hetim special ëpr vrasjen e Oliver Ivanoviq në vitin 2018. Kjo çështje ka të bëjë me një serb të Kosovës dhe drejtësia për Ivanoviqin është një goditje për lidershipin krimnal në Veri”, ka shkruar Joseph.

Në anën tjetër, është e rëndësishme të potencohet se afati i fundit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës (RKS) është mesnata e 31 tetorit. 

/GazetaSinjali/