image Jori flet pas eliminimit nga BB VIP, ja kush është fituesi sipas saj

Bota e Yjeve

Jori flet pas eliminimit nga BB VIP, ja kush është fituesi sipas saj

news image

Në spektaklin e kaluar, u hap një televotim për banorin e preferuar, mes Krist Aliajt, Dea Mishel, Jori Dellit, Nita Latifit dhe Qetsor Ferrunajt.

Nga ky televotim, u përjashtuan Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, duke qenë se ata të dy u shpallën dy finalistët e parë.

Banorja e cili u shpall më pak e votuar nga publiku, ishte Jori për këtë arsye ajo u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Pas daljes nga shtëpia, Jori u shpreh se rrugëtimi i saj përfundoi kaq shpejt, pasi nuk u ambientua menjëherë me banorët.

Ajo dha një emër për finalistin e tretë, që sipas saj duhet të jetë Dea. Sa i përket fituesit, Jori tha se do të donte që ta fitonte Luizi këtë “Big Brother”.

Jori u shpreh se ka qenë vetvetja aty brenda dhe se pak më vonë kuptoi aleancat e banorëve, që sipas saj ka anët negative dhe positive të saj.

Pas misionit të fshehtë nga Vëllai i Madh, Kristi nuk e mori vesh që parfumet e tij i kishte fshehur Jori. Kjo e fundit i tha Kristit se ishte ajo që ia fshehu parfumet Kristit.

/GazetaSinjali/