Mbrojtja ajrore e Jordanisë ka rrëzuar tre raketa iraniane të dielën, ndërsa një tjetër ka rënë në një zonë të pabanuar, njoftuan autoritetet ushtarake të vendit.
Sipas ushtrisë jordaneze, nga incidenti nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale. Aktivizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore erdhi pasi sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona të vendit.
Sipas raportimeve, raketat ishin drejtuar në drejtim të qytetit portual Akaba, ndërsa banorët thanë se kishin dëgjuar disa shpërthime, të cilat dyshohet se lidhen me ndërhyrjen e sistemeve mbrojtëse.
Për shkak të afërsisë së Akabës me territorin izraelit, edhe mbrojtja ajrore e Izraelit u angazhua në procesin e përgjimit të raketave dhe paralajmëroi për mundësi aktivizimi të sirenave në jug të vendit.
Ndërkohë, autoritetet jordaneze mohuan raportimet se aeroporti ndërkombëtar dhe porti detar i Akabës ishin evakuuar, ndërsa thanë se situata po monitorohet nga afër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!