image Jonida Vokshi flet për Edona James: Kam pasur frikë...

Bota e Yjeve

Jonida Vokshi flet për Edona James: Kam pasur frikë…

news image

Jonida Vokshi ka ndarë të rejat më të fundit me Ermal Peçi në programin e tij ‘E diela jonë’.

Jeta e saj tashmë është mes Prishtinës e Tiranës, teksa gjeti kohë për publikun e Ermalit për të komentuar eksperiencën e saj dhe personazhet aty.

“Në rastin e Edonës kam pasur frikë sesi do reagonin por duke e njohur Edonën e menduam që do të jetë një personazh shumë I mirë.  Edona i ka bërë për vete të gjithë pasi është një personazh shumë i sinqertë, i thotë gjërat siç i mendon dhe ne kemi nevojë për njerëz të tillë. Edona është pa filtra ndaj e duan. Mua më vjen shumë mirë që kjo po ndodh, që njerëzit po përqafojnë diversitetin edhe për këta njerëz që ndihen ndryshe. Na ka dalë jashtë parashikimeve sa shumë duan Edonën”, tha Jonida.

/GazetaSinjali/