image Johnson zbulon planin se si do ta nxjerrin grurin nga Ukraina

Botë

Johnson zbulon planin se si do ta nxjerrin grurin nga Ukraina

news image

Udhëheqësit e grupit G7 po shikojnë mundësinë e nxjerrjes së drithit shumë të nevojshëm ukrainas jashtë vendit, nëpërmjet lumit Danub, ka njoftuar kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Organizata Botërore e Tregtisë tha se një krizë ushqimore si rezultat i luftës në Ukrainë mund të zgjasë me vite pa ndërhyrje.

Miliona tonë drithë janë vendosur në magazina dhe portet e Ukrainës që nuk mund të eksportohen për shkak të një kombinimi të minave kundër anijeve në Detin e Zi dhe një bllokadë detare ruse.

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të shkelë Konventën e Montreux – një marrëveshje ndërkombëtare që rregullon trafikun detar në Detin e Zi dhe ka zgjidhje alternative që nuk përfshijnë praninë e luftanijeve britanike.

Johnson sqaroi se nxjerrja e grurit nga Ukraina mund të përfshijë një qasje më të ashpër. “Ne po shikojmë gjithashtu mundësinë e përdorimit të lumenjve, duke përdorur Danubin në veçanti”, tha ai. 

/GazetaSinjali/