image Johnson paralajmëron largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja më 31 janar

Botë

Botë/ Johnson paralajmëron largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja më 31 janar

news image

Lideri i Konservatorëve britanikë, Boris Johnson, ka deklaruar se Brexitin do ta çojë deri në fund siç edhe kishte premtuar para fitores bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Britani të Madhe.

Sipas rezultateve përfundimtare, Konservatorët kanë fituar 365 ulëse nga 650 sa i ka Parlamenti britanik. Ndërkaq nëse gjithçka shkon sipas planit, Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja më 31 janar.

 “Fitorja do t’i mundësojë qeverisë ta kryej çështjen e Brexitit, dhe se Britania e Madhe gjatë muajit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian”, ka porositur Johnson gjatë një fjalimi pas fitores.

Kujtojmë që Johnson sot ka vizituar pallatin mbretëror Buckingham ku është takuar me mbretëreshën Elizabeth II, që edhe zyrtarisht të kërkojë leje për formimin e Qeverisë./Gazeta Sinjali/