Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha se targat dhe dokumentet e Kosovës janë “vetëm një arsyetim për autoritetet në Prishtinë që t’i dëbojnë serbët dhe ta shmangin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.
Jevtiq ishte mes pjesëmarrësve në takimin e thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Nuk është thelbi i targave dhe dokumenteve, por se për një kohë të gjatë ka qenë nevoja që serbët të vihen në një pozitë sa më të vështirë, për të lënë Kosovën”, tha ai për TV Prva.
Jevtiq i lidh bastisjet në veri dhe në Shtërpcë me “dëbimin e serbëve”.