Presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës”, luftëtarin e lirisë Jetullah Gashi, i njohur si komandant “Drenica” dhe komandant “Jeta”.
Thaçi thotë se Gashi mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim , çlirimin e Kosovës.
“Me urdhrin “Heroi i Kosovës” sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant “Drenica” dhe Komandant “Jeta” mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, shkruan presidenti në Facebook. /Sinjali/