Instanbuslpor, skuadër që bën pjesë në kategorinë e parë turke, ka fituar në udhëtim, ku protagonistë kanë qenë Jetmir Topalli dhe Valon Etemi.
Istanbulspor luajti në transfertë ndaj Gençlerbirliği.
Pjesa e parë prodhoi pak emocione, ku goli erdhi vetëm në minutën e 40-ë. Ishte pikërisht Etemi, i cili dha një pasim për Topallin, që e konkretizoi.
Në pjesën e dytë ishin pikërisht miqtë që dyfishuan me Erdogan, i cili shënoi në minutën e 51.
Me këtë fitore Istanbulspor ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/