image "Jetën do t’ua nxij prej avokatit deri te Kurti", Molliqaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Drejtësi

“Jetën do t’ua nxij prej avokatit deri te Kurti”, Molliqaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016, shkruan Gazeta Sinjali.

Molliqaj premtoi se do t’ua nxijë jetën prej avokatit të rastit, e deri te kryeministri Kurti, nëse kjo qeveri nuk bën drejtësi për Astritin.

“Veç një kërkesë e kam për qeverinë. Drejtësi për Astrit Deharin. Nëse s’e bëjnë drejtësinë për Astrit Deharin, jetën do t’ia nxij, prej këtij Tomës, e deri te Albin Kurti.”

“Jetën do t’ua nxij se këta e kanë keqpërdor dhe s’e kanë pasur mik e as shok. Këta kanë mashtruar në vdekjen e një aktivisti që këta e kanë pasur mik e që e kam pasur shumë të afërt”, është shprehur Molliqaj në T7.

E avokati i familjes Dehari i tha Molliqaj se ky i fundit jetën do t’ia nxijë vetëm vetes.

“Ti jetën mundësh me ia nxi jetën veç vetvetes, se neve s’mundesh hiç. Drejtësi ti s’lyp hiç për Astritin sa lypi unë dhe Vetëvendosja”, tha Gashi.

“Kur është deklarimi i fundit publik?”, pyeti Molliqaj.

“Ata që s’vendosin drejtësi për Astritin, janë përgjegjës për mungesën e drejtësisë, përfshirë edhe avokatin”, ka thënë Molliqaj.

“Unë pa lypë drejtësi deri në fund, s’do të ndalem. Më këqyr në sy”, shtoi Molliqaj./Gazeta Sinjali/