image Jetë e egër me zogj, gjarpërinj, majmunë e insekte, shpella më e madhe në botë

Kuriozitete

Jetë e egër me zogj, gjarpërinj, majmunë e insekte, shpella më e madhe në botë

news image

Shpesh, shpella është bërë pjesë e studimeve nga shkencëtarë, por edhe aventurierë nga e gjithë bota, në përpjekje për të zbuluar të fshehtat e saj, transmeton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, vetëm në vitin 2018, një grup zhytësish profesionistë nga Britania, arritën të eksploronin rrugët ujore më në thellësi dhe të përcaktonin se në fakt shpella ishte edhe më e madhe nga sa mendohej, si dhe fshihte një numër të madh gjallesash që jetonin aty, duke e bërë atë një ekosistem shumë të pasur.

Kërkimet në këtë mrekulli natyrore nuk kanë ndalur që nga viti 1990, kur Son Doong u zbulua rastësisht nga një banor i Vietnamit, Ho Khan. Interesante është se ai dhe një numër i madh kërkuesish arritën ta zbulonin sërish grykën e shpellës vetëm në vitin 2009, pasi vështirësia për gjetjen e saj ishte e madhe, nga bimësia e dendur që e kishte fshehur atë, shkruan KultPlus.

E hapur për turistët në 2013, shpella e stërmadhe e gurit gëlqeror, tre milionë vjet e vjetër, brenda saj ka mikroklima të ndryshme, pamje të larmishme, stalaktite dhe stalagmitet më të mëdha në botë (deri në 80 metra të larta), fosile gati 400 milionë-vjeçare, si dhe dy xhungla. Në të fshihet edhe një jetë e egër me zogj, gjarpërinj, peshq, majmunë, insekte dhe bimë endemike.

/Gazeta Sinjali/