Kandidati presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës 2020, Joe Biden është baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve kanë vdekur.
Biden ka tre fëmijë me Neilian guan e tij të parë: Beau, Hunter dhe Naomi.
Teksa Biden në vitin 1972 ishte senator gruaja e tij, Neilia dhe vajza 1-vjeçare, Naomi, vdiqën në një aksident trafiku.
Disa vjet më vonë, Biden u takua me gruan e tij aktuale Jill Biden. Ata u martuan në qershor të vitit 1977 në kishën e Kombeve të Bashkuara në New York City, dhe mirëpritën vajzën Ashley në 1981.
Djali i Biden, Beau shërbeu si Prokurori i 44-të i Përgjithshëm i Delaëare dhe një Major në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Delaëare, ai u martua me gruan Hallie në 2002 dhe kanë një vajzë dhe djalë, Natalie dhe Robert “Hunter”, përkatësisht në 2004 dhe 2006.Beau u diagnostikua me kancer në tru në 2013 dhe vdiq tragjikisht dy vjet më vonë 30 maj 2015 në moshën 46 vjeç.
Ndërsa djali i dytë i Bidenit, Hunter është një avokat dhe këshilltar investimesh i cili në vitin 1993 u martua dhe ka tri vajza: Naomi, Finnegan dhe Maisy. Ata u ndanë në 2015 dhe përfunduan të divorcuar në 2017.
Në 2016, Hunter filloi të dilte me të venë e vëllait të tij të ndjerë Beau, Hallie për disa muaj.
Në gusht 2018, Hunter mirëpriti një fëmijë me Lunden Alexis Roberts nga Arkansas, por nuk dihen shumë informacione për fëmijën e tij të katërt. Hunter më pas u martua me Melissa Cohen në maj 2019 dhe ata e mirëpritën djalin e tyre në Mars 2020.
Gjatë një interviste me Neë Yorker në 2019, Hunter hapi luftën e tij për dekada me drogën dhe alkoolin, duke thënë:
Të gjithë kanë trauma. Ka varësi në çdo familje. Isha në atë errësirë. Isha në atë tunel, është një tunel i pafund. Ju nuk shpëtoni prej tij. Ju kuptoni se si të merreni me të.
Ashley është fëmija më i ri dhe i vetëm i Joe me Jill. Pas diplomimit në Universitetin Tulane, ajo u bë drejtoresha ekzekutive e Qendrës Delaëare për Drejtësi, një organizatë jofitimprurëse e orientuar drejt reformës në drejtësinë penale.
Ashley gjithashtu punoi si punonjëse sociale në Delaware për 15 vjet. Në vitin 2017, ajo themeloi Livelihood , një kompani veshjesh të prodhuara në Amerikë. Ashley u martua me kirurgun plastik Hoëard Kerin në 2012./Gazeta Sinjali/