Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.
Vendimi për lirim nga detyra është marrë të të premten pasi e njëjta ka dorëzuar dorëheqjen.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar vetë tashmë ish-zëvendësministrja Çavdarbasha.
“Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale”, u shpreh ajo për Sinjalin.
Në dokument, thuhet se vendimi për lirim nga detyra të Çavdarbashës është marrë më 31 mars.
Sipas pikës dy të këtij vendimi, Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.
Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I