image Jep dorëheqje zëvendëskryeministrja e Malit të Zi nga të gjitha funksionet

Rajon

Jep dorëheqje zëvendëskryeministrja e Malit të Zi nga të gjitha funksionet

news image

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Malit të Zi për Politikë të Jashtme dhe Ministrja e Çështjeve Evropiane, si dhe nënkryetarja e Lëvizjes Qytetare ABR, Jovana Maroviq, ka dhënë dorëheqje nga këto pozita.

Maroviq ka deklaruar në profilin e saj në Facebook se pozitat në Qeveri dhe në parti i ka marrë me entuziazëm dhe dëshirë të madhe për ta çuar procesin e negociatave për anëtarësim në fazën përfundimtare dhe vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Duke qenë se partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën për mosveprim përmes mediave, në vend që të ulen për të rënë dakord për çështjet kryesore dhe prioritetet e rëndësishme për demokratizimin dhe integrimin e vendit, përmbushja e këtij qëllimi, pra përshpejtimi i rrugës evropiane, nuk është e mundur në këto kushte”, ka shkruar Maroviq.

Arsyeja pse ajo nuk u largua më herët nga ato poste është, siç thotë ajo, përfundimi i pjesës teknike të procesit, që ka të bëjë me rindërtimin e strukturës së negociatave, përcaktimin e procedurave në Ministri, së bashku me detyrimet e rregullta në procesin e negociatave.

Ajo tha se beson se ajo dhe ekipi i saj, në masën që ishte e mundur, me të gjitha kufizimet për shkak të mandatit teknik të Qeverisë, “arritën të bëjnë shumë”. Maroviq për dorëheqjen e saj sot e njoftoi edhe kryetaren e Kuvendit Danijela Gjuroviq.

/GazetaSinjali/