Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banesën e tij.
Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është dëmtuar dera. Presidentit i FShF tha për “Opinion” se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa tha se polica vijon hetimet.
Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FShF ose do e vriste me armë.
“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë, shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe posta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë, është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat, nuk është se ka patur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”
Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?
“Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë të mos ketë lidhje.”
Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?
“Po e kam marrë. Jo, nuk e kam denoncuar. ‘Ti luan me dy standarde. Ti k*rvë, luan me lekët tona. Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë, o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm’. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vetë, ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është kërkuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëjë ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kalë”, tha ai në Opinion./GazetaSinjali/