image Jep dorëheqje Nita Shala zëvendësministre e Drejtësisë

Drejtësi

Jep dorëheqje Nita Shala zëvendësministre e Drejtësisë

news image

Nita Shala, zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Kështu ka bërë të ditur vet Shala, dhe sipas saj arsyeja e dorëheqjes është si pasojë e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërben në detyra publike.

“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvendësministres së Drejtësisë. Dorëheqja vjen si pasojë e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërbejnë në detyra publike. Marrë parasysh përgatitjen time dhe përkushtimin për të kontribuar në ngritjen e brezave të juristëve të rinj në Republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të zëvendësministres më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike”- ka bërë të ditur Shala.

Shala u emëruar në detyrën e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Kurtit II, dhe këtë pozitë e mbante nga 2 marsi i vitit 2020.

/GazetaSinjali/