Kryetari i Parlamentit të Britanisë, John Bercow tha se do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme, në 31 tetor.
Sipas BBC, Bercow në Parlament tha se “mandati” i tij 10-vjeçar po i afrohej fundit dhe ishte një “nder dhe privilegj i madh” që i ka shërbyer këtij vendi.
Nëse nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme, ai tha se 31 tetori do të ishte data “më pak përçarëse dhe më demokratike”.
Ai është përballur me kritika të ashpra nga anëtarë të Brexitit, të cilët kanë vënë në dyshim paanshmërinë e tij për çështjen e Evropës.
Bercow tha që kishte vendosur që në zgjedhjet e 2017-ës që ky të ishte Parlamenti i tij i fundit si kryetar.
Gruaja e tij, Sally, ishte pjesë e publikut derisa Bercow deklaronte dorëheqjen e tij nga zgjedhjet e ardhshme.