image Jep dorëheqje kryeministri i Rusisë

Botë

Botë/ Jep dorëheqje kryeministri i Rusisë

news image

Kryeministri i Rusisë dhe ish-presidenti i këtij vendi, Dmitry Medvedev, ka thënë se ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar presidentit rus, Vladimir Putin.

Ende nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, por hollësitë për këtë vendim pritet të publikohen së shpejti.

Medvedev e ka ushtruar postin e kryeministrit nga maji i vitit 2012, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka shërbyer si president, shkruan “Free Europe”.

Ai njihet si politikan më liberal se presidenti Putin.

Medvedec ka qenë nismëtar për reforma thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe fushatë kundër korrupsionit, ndonëse edhe vetë është akuzuar për korrupsion.

Kryeministri në dorëheqje ka studiuar drejtësinë dhe në të kaluarën është marrë me sporte të ndryshme, përfshirë peshëngritjen.

Gjatë pushtetit të tij u nënshkrua pakti “START” me Shtetet e Bashkuara për pakësimin e armëve bërthamore./Gazeta Sinjali/