Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Gojnovci nëpërmjet një njoftimi, mirëpo ai nuk ka treguar arsyen e largimit të tij.
“Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë! Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku“, ka shkruar ai në Facebook.
Njoftimi i tij i plotë:
Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,
Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë!
Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.
Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.
Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.
Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!
Me respekt,
Dr Xhevdet Gojnovci./Gazeta Sinjali/