image Jennifer Lopez shtyn martesën, por mahnit fansat me fustanin e bardhë

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez shtyn martesën, por mahnit fansat me fustanin e bardhë

news image

Jennifer Lopez ka ndezur përsëri rrjetet sociale, kësaj radhe me foton e fustanit të nusërisë. Këngëtarja e aktorja do të martohej me yllin e bejsbollit amerikan Alex Rodriguez, por martesa e tyre është shtyrë tre herë deri tani.

51-vjeçarja gjithsesi ka emocionuar fansat me foton e fustanit të nusërisë, një veshje e punuar me delikatesë dhe me shpatull të rënë.

I fejuari i saj, Alex i kishte bërë kërkesën magjike dy vjet më parë dhe Jennifer ka pranuar, edhe pse pohon se prej pandemisë të dy janë detyruar të shkojnë te psikologu.

“Besoj se na ka ndihmuar shumë. Martesën e kishim planifikuar prej muajsh dhe e dëshironim jashtë SHBA-së. Ndoshta nuk është koha e duhur por çdo gjë ka momentin e saj magjik”, tha Lopez.

/GazetaSinjali/