Dëshmitarët e sherrit që përfundoi me plagosjen e biznesmenit, Spiro Iljadhi dhe turistit amerikano-shqiptar, Marin Jani, rrëfejnë se tmerri ka ndodhur brenda ambienteve të “Club Orange”.
Ndryshe nga policia që raporton se sherri ka ndodhur pranë një lokali, dëshmitarja ka publikuar në Instastory, dinamikën e ngjarjes.
“Ne mbaruam festën dhe po rrinim në këmbë përballë vendit të ngjarjes.
Pastaj (engjëlli jonë mbrojtës @eraverca) tha hajde hymë prapë se po rrallohen njerëzit. Sapo hymë brenda filluan të shtënat dhe na përzunë dhe na lanë pa pirë shotsin e fundit. Dhe plasën të shtënat me armë. Kemi shpëtuarrrrrr dhe ne jemi të mbijetuara”, shkruan e reja.
Sot në mëngjes, persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Tiranës pas plagëve të marra në bark. Bashkë me të u plagos edhe një kalimtar i rastit./Gazeta Sinjali/