Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, është njëri nga personat që përflitet më së shumti edhe pas daljes së tij nga emisioni, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai bashkë me Sara Malaj dolën çift nga emisioni i dashurisë, por romanca e tyre mbaroi para pak ditësh, kur kjo e fundit hodhi thumba të vazhdueshme në InstaStory.
Kurse Atdheu si duket vendosi që sot t’i flasë të vërtetat, përmes një postimi në InstaStory ku tregoi se ndarja me Sarën ishte e vërtetë, po ashtu ai nxori të vërtetat edhe për disa ish-konkurrent të “Përputhen”, që sipas tij e quanin “vëlla”.
“Sqarim per publikun, se me kan ardhe shume mesazhe, ndjese per vonesen, po kam pas disa probleme personale, sic e keni pa e keni kuptu edhe vet ndarjen ta quajm se ishim në njohje e siper me Saren, po eshte e vertete, faleminderit te gjithe ju qe na mbeshtetet, dhe vazhdoni te na mbeshtesni, mirenjohes per ju gjithe jeten.”
“Po ashtu me kete do tju them qe i kam cu vizen disa personave qe me quanin vella, dhe ta punojne mbrapa kraheve disa here, po e kam bo nje sy qorr, po u mbush kupa”. Ishin disa nga fjalët e Atdheut në postimin e fundit që ai hodhi në InstaStory.
Kur Atdheu përmend fjalën “vëlla”, nuk ka se ku të na shkojë mendja tjetër, përveç dy ish-konkurrentëve të tjerë, Andi Artani dhe Elvisi me të cilët ai shoqërohej kudo.
E që përfundimisht u mësua se ai që sipas Atdheut ia punoi prapa krahëve, është pikërisht Andi Artani, me të cilin kishte kaluar shumë kohë së bashku, sepse po ta shihni me kujdes imazhin e fundit, ku ai etiketoi personat që gëzohet se i ka njohur nga Për’puthen, vetëm Andi nuk figuron në këto etiketime.
Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të dy, por koha do t’i tregojë të gjitha, ashtu siç tha edhe Atdheu në një imazh tjetër me po të njëjtin mbishkrim.