image Jeff Bezos së bashku me tre shoqërues niset sot për në hapësirë

Botë

Jeff Bezos së bashku me tre shoqërues niset sot për në hapësirë

news image

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, sot do të udhëtojë në hapësirë me anijen raketë të cilën e ka ndërtuar kompania e tij, Blue Origin.

Bezos do të jetë nën shoqërimin e vëllait të tij, Mark, 82-vjeçares Wally Funk dhe një studenti 18-vjeçar, Oliver Daemen.

Fluturimi i tyre do të zgjasë 11 minuta.

“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.

Ai tha se kjo është një gjë që gjithmonë ka dashur ta bëjë.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar fluturimin e parë hapësinor.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

Bezos, shef i Amazonit – kompanisë së shitjeve online – është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve./GazetaSinjali/