image Jeff Bezos do të shesë aksione të tjera të Amazonit në vlerë prej 5 miliardë dollarësh

Teknologji

Jeff Bezos do të shesë aksione të tjera të Amazonit në vlerë prej 5 miliardë dollarësh

news image

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, thotë se do të shesë aksione të tjera në gjigantin e teknologjisë, me vlerë rreth 5 miliardë dollarë.

Vendimi vjen pasi vlera e tregut të aksioneve të kompanisë arriti një rekord të lartë të mërkurën, raporton BBC.

Në shkurt, ai njoftoi se do të shiste aksione të Amazonit me vlerë rreth 8.5 miliardë dollarë, duke shënuar herën që parë që nga vitit 2021 që Bezos shet aksione të Amazonit. 

Aksionet e kompanisë janë rritur me më shumë se 30% këtë vit nga pritshmëritë që kërkesa në rritje për teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI) do të rrisë të ardhurat në biznesin e saj të informatikës, cloud.

Muajin e kaluar, vlerësimi i tregut të aksioneve të Amazonit arriti në 2 trilion dollarë për herë të parë.

Megjithatë, kjo është ende prapa firmave të tjera të mëdha të teknologjisë si: Nvidia, Apple dhe Microsoft, të cilat të gjitha kanë kaluar kufirin prej 3 trilion dollarësh. Pavarësisht kësaj, Amazoni raportoi fitime të mëdha tremujore në fund të prillit.

Bezos dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë në vitin 2021 dhe aktualisht është kryetari i saj ekzekutiv dhe mbetet aksionari më i madh i saj.

Ai themeloi Amazonin në vitin 1994 në një garazh në Bellevue, Washington, kur interneti ishte ende në fillimet e tij.

Kompania filloi si një shitës librash në internet, duke reklamuar koleksionin më të madh në botë të librave elektronikë.

Që atëherë, Amazoni është bërë një nga kompanitë kryesore në botë të shitjes me pakicë dhe kompjuterave cloud.

Ai gjithashtu themeloi kompaninë e raketave Blue Origin, e cila në maj dërgoi gjashtë klientë në skajin e hapësirës.

Bezos është personi i dytë më i pasur në botë, sipas listës së miliarderëve të “Forbes”, me një pasuri neto të vlerësuar prej rreth 214 miliardë dollarë.

/GazetaSinjali/