image Java e Krenarisë, Hovenier: Jam shumë krenar dhe e dua vëllain tim gej

Sociale

Java e Krenarisë, Hovenier: Jam shumë krenar dhe e dua vëllain tim gej

news image

Sot është hapur “Java e Krenarisë”, që i kushtohet komunitetit LGBTQI+, në një takim që u mbajtë në Qeverinë e Kosovës, ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, dhe ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Në fjalimin e këtij të fundit, u vërejt edhe një detaj interesant. Ambasadori amerikan tregoi se vëllai i tij i përket komunitetit LGBTQI+, të cilën ai thotë se do dhe është krenar me të.

“E kam një mesazh për ju nga Anne Hovenier, nëna ime mormone matriarkale e cila e ka një djalë gej. Jo mua, edhe pse jam shumë krenar dhe e dua vëllain tim gej.

‘Silluni mirë’, ky ishte mesazhi i saj. Silluni mirë dhe duajeni njëri-tjetrin pavarësisht se si jeni. Thjesht duajeni njëri-tjetrin”, deklaroi ambasadori Hovenier.

/GazetaSinjali/