image Jashari: Veteranët po këmbëngulin që takimi me Kurtin të realizohet sot
[wp-story id="814678"]

Sociale

Jashari: Veteranët po këmbëngulin që takimi me Kurtin të realizohet sot

news image

Veteranët do të vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës nëse nuk do të takohen me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kështu ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, shkruan Gazeta Sinjali.

Jashari tha se veteranët do të këmbëngulin që takimi të ndodhë gjatë ditës së enjte.

“Masa kërkon që takimi të realizohet sot. Ju bëj thirrje deputetëve që të kenë kujdes me vlerat e luftës së UÇK-së. Do të qëndrojmë këtu deri të marrim përgjigje zyrtare. Kemi qenë të gatshëm çdo herë të takohemi, dhe do të ishte mirë që sot të takohemi”.

“Do të bëjmë publike se cilin qëndrim do ta marrim bashkë me OVL e UÇK-së. Veteranët njëzëri janë duke këmbëngulur që takimi të realizohet sot”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/