image Jashari: Fermerëve do t'u kompensohen dëmet nga vërshimet

Kosovë

Jashari: Fermerëve do t’u kompensohen dëmet nga vërshimet

news image

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari thotë se vërshimet e fundit kanë bërë dëme të konsiderueshme në këtë komunë, sidomos në fushën e bujqësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se dëmet që u janë shkaktuar fermerëve nga vërshimet do t’iu kompensohen.

Jashari ka thënë se kompensimin e dëmeve ndaj fermerëve të prekur nga vërshimet do ta bëjë Qeveria e Kosovës përmes komunës.

Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë. Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore. Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës. Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021. Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara”, ka shkruar Jashari në Facebook.

/Gazeta Sinjali/