image Jasharaj: Rezultatet e testit PISA, faji nuk është tek mësimdhënësit

Arsim

Jasharaj: Rezultatet e testit PISA, faji nuk është tek mësimdhënësit

news image

Rezultatet e testit “PISA”, shpeshherë merren si matës për nivelin e arsimit në vend. Së fundmi, edhe kryeministri Albin Kurti ishte kritikues ndaj mësimdhënëseve , duke akuzuar se po prodhohen analfabetë funksionalë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaron se niveli i dobët i nxënësve nuk është për fajin e mësimdhënësve. Ai ka thënë se deklarata të tilla janë të pamatura.

“Deklarata duken të këqija ky 67% të nxënësve kanë dalë analfabetë, kurse disa dolën me deklarata të pabazuara më të këqija, se mësimdhënës ka analfabetë. Ato janë fyerje, shpifje, në këtë situatë duhet të ulemi bashkërisht t’i shohim ku janë të metat”, tha Jasharaj

Sipas tij, të metat janë se shkollat tona nuk janë furnizuar me mjete bashkëkohore të punës, ende punohet me shkumës dhe shpuzë, raporton kp.

“Të shohim cila është disiplina e shkollës, a është e pavarur shkolla apo ka ndërhyrje nga jashtë qoftë nga politika, pastaj të shohim tekstet shkollore, a janë më të qëlluarat dhe a korrespondojnë me plan programin”, theksoi Jasharaj.

/GazetaSinjali/