image Jasharaj: Përveç emrit, shumë njerëz më quajnë “baba i grevave”

Arsim

Jasharaj: Përveç emrit, shumë njerëz më quajnë “baba i grevave”

news image

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka shpalosur shumë detaje nga jeta e tij.

Jasharaj, i cili për 32 vjet ishte mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën 8 Marsi në Pejë, tha se shumëkush e quan ‘baba i grevave’.

“Jam mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë, kam pasur nderin për 32 vjet të punojë në shkollën 8 Marsi në Pejë dhe shokët deshën ashtu dhe më zgjodhën kryetar të SBAShK-ut tash e tetë vjet, dhe duke u bërë kryetar, përveç emrit Rrahman Jasharaj, shumë njerëz më quajnë baba i grevave”, tha Jasharaj.

Ai madje tha se është kundër grevave por që ndryshe nuk po mund të arrijnë marrëveshje me institucionet përkatëse.

“Grevën e urrejmë shumë, por institucionet janë mësuar jo nesër, jo masnesër, në mëngjes flisnin fjalë të mira, e shkoja i tregoja anëtarësisë, kah ora 11, ndërronin. Andaj të mos jem ‘bashkë rrencan’ me ta, tash i mati fjalët pa nënshkruar diçka nuk e them asgjë”, shtoi ai në emisionin ‘Oxygen’ në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/