image Jasharaj nesër përballë Nagavcit e Muratit në Komisionin për Arsim

Arsim

Jasharaj nesër përballë Nagavcit e Muratit në Komisionin për Arsim

news image

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, sërish do të diskutojë për grevën në arsim.

Kjo pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, nga ora 11:00, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, përballë kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do të jetë Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Mbledhja e fundit dhe seanca që u mbajt sot për këtë temë është përcjellë me shumë përplasje e tensione.

/GazetaSinjali/