image Jasharaj: Ata që më sulmojnë fizikisht do të kenë pasoja të rënda

Arsim

Jasharaj: Ata që më sulmojnë fizikisht do të kenë pasoja të rënda

news image

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka folur për sulmin që ka ndodhur sot ndaj tij, gjatë një mbledhjeje me arsimtarë të një shkolle në kryeqytet.

Jasharaj, lideri i grevistëve në sektorin publik, ka thënë se ai është në rrugë të drejtë, duke paralajmëruar që nuk do t’i tolerojë sulmet fizike ndaj tij.

“Uroj që situata të tilla të mos përsëriten. E di që mund të ketë sjellja me të rënda por unë jam në rrugën e drejtë”, ka thënë Jasharaj për T7.

Ai ka thënë se nëse do të ketë sulme të tilla në të ardhmen, atëherë sulmuesit do të përballen me pasoja të rënda.

/GazetaSinjali/