Japonia do të transferojë 3 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas një telefonate me kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba.
Zelensky falënderoi gjithashtu Japoninë për 12 miliardë dollarë ndihma humanitare dhe financiare të ofruara për Ukrainën.
“Unë jam mirënjohës për vendimin e qeverisë japoneze për të transferuar 3 miliardë dollarë të tjera në Ukrainë, të siguruara nga asetet e ngrira ruse, dhe për ndihmën shtesë për pajisjet energjetike dhe ndërtimin e strehimoreve. Ne ramë dakord të takohemi për të vazhduar dialogun.”, tha ai.