image Janjiq për zgjedhjet në Veri: Deklaratat e BE-së e ndihmuan Rusinë

Rajon

Janjiq për zgjedhjet në Veri: Deklaratat e BE-së e ndihmuan Rusinë

news image

Themeluesi i Forumit për Marrëdhëniet Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se zgjedhjet në Veri mund të kenë pasoja që do ta gëzonin Rusinë.

Ai ka deklaruar se reagimet e Perëndimit janë ato që do ta ndihmojnë presidentin rus, Vladimir Putin.

“A ka ndoshta diçka që Vuçiq ka premtuar dhe nuk e ka përmbushur ndaj SHBA-së? Ndoshta ka diçka të dobët në komunikimin Uashington-Vuçiq”.

“Dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Mund të them vetëm në mënyrë cinike se deklaratat e BE-së e ndihmuan Rusinë, se Putini është shumë i kënaqur”, ka thënë për Danas-in Janjiq.

/GazetaSinjali/