image Janjiq për përgjimet e Kusarit: Ngjarjet shkuan në favor të amerikanëve, Bislimi rrënoi reputacionin me sjelljet e tij

Politikë

Janjiq për përgjimet e Kusarit: Ngjarjet shkuan në favor të amerikanëve, Bislimi rrënoi reputacionin me sjelljet e tij

news image

Analisti serb Dushan Janjiq, ka reaguar pas video-incizimeve ku u përshinë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, dhe ai i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Janjiq gjithë këtë po sheh në “favor të amerikanëve” derisa për përleshjen që shpërtheu në Parlamentin e Kosovës thotë se Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, “shkatërroi reputacionin e tij si kryenegociator”.

“Kjo është një proces i rëndësishëm politik që shënon fundin e politikave reciproke ku Beogradi dhe Prishtina bashkërisht marrin pjesë në ngritjen e tensioneve, prej barrikadave të serbëve e deri te pushtimi i veriut me njësi speciale, dhe e cila do të mundësojë nisjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Dushan Janjiq në një bisedë me të përditshmen serbe “Danas”.

“Efekti i menjëhershëm u pa – shpërtheu një rrahje në Parlament të Kosovës, ku Besnik Bislimi veproi më së keqi, reputacioni i të cilit si kryenegociator me Beogradin u rrënua”, ka shtuar ai.

Tërë ngjarjet që pasuan, Dushan Janjiq i sheh “në favor të amerikanëve, si një mësim ndaj të gjithë atyreve që në mënyrë të marrë provojnë të ndalojnë Marrëveshjen e Ohrit me përalla për demokraci në Kosovë”.

Gjithashtu, sipas tij, “është një shtysë për Partinë Demokratike të Kosovë”.

E përditshmja serbe “Danas” në këtë artikull kushtuar përgjimeve shkruan se “në qarqe të larta diplomatike dhe politike, ka spekulim të hapur se regjimi aktual në Serbi dhe dega e saj në Kosovë, Lista Serbe, po bashkëpunojnë me Prishtinën”.

/GazetaSinjali/