image James Harden vetëm 12 pikë larg rekordit të Lebron James

Basketboll

James Harden vetëm 12 pikë larg rekordit të Lebron James

news image

James Harden ishte vetëm 12 pikë larg rekordit të Lebron James, për t’u bërë basketbollisti i dytë që shënon 40 pikë kundër secilës skuadër në NBA.

Harden të vetmit ekip të cilit nuk i ka shënuar shifrën prej 40 pikë e lart është Houston Rockets, me të cilët u përball sot me fillim nga ora 1 e mëngjesit, ku shënoi 28 pikë.

Ai ishte më meritori për fitoren e Philadelphia 76ers të cilën e arritën me rezultat 123 me 104, ku përpos 28 pikëve, realizoi edhe 10 asistime.

Tyrese Maxey me 26 pikë dhe Joel Embiid me 23 pikë, po ashtu kontribuuan në fitoren e vendasve. Kurse nga ana tjetër me të dalluarit ishin Jalen Green me 29 pikë dhe Keynon Martin Jr me 15 pikë.

Philadelphia ndeshjen e radhës e luan kundër Clevland Cavaliers, kurse Houston Rockets është mysafire e Oklahoma City Thunder.

/GazetaSinjaliSporti/