image "Jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë!"/Mikela flet në BBV për ish-partnerin e saj

Bota e Yjeve

“Jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë!”/Mikela flet në BBV për ish-partnerin e saj

news image

Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”.

Mëngjesin e sotëm banorët pasi janë zgjuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin në lidhje me ndarjen e të gjitha punëve të shtëpisë. Por ajo që është vënë re kanë qenë edhe debatet e shpeshta që Mikela Pupa ka zhvilluar me këngëtarin Luiz Ejlli. Në fillim ata debatuan në lidhje me pjesën e termit të përdorimit të dhunës, më pas për pjesën e mbajtjes së syzeve apo lenteve.

Kur ata po qëndronin në kuzhinë së bashku me Kejvinën filluan të diskutonin edhe për lidhjen që Mikela ka pasur, ku ndër të tjera u shpreh se:

Shiko më beso që nuk e kam aq problem këtë pjesën e ndarjes, jam ndarë dhe nuk më ka interesuar shumë. Pse u ndava? E ndava unë nuk më ndau”. 

/GazetaSinjali/